Prapaskena

Aktualitet

Tre pistoleta u gjetën brenda makinës së Licit dhe Bushatit, policia jep informacion shtesë për atentatin në Shkodër

Publikuar: 30/10/2024

Tre pistoleta janë gjetur brenda makinës me të cilën udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati, pasi ranë pre e një atentati me armë zjarri ditën e sotme në Dobraç të Shkodrës.

Policia e Shkodrës, gjithashtu ka konfirmuar gjetjen e një makine të djegur brenda së cilës ndodheshin edhe dy armë zjarri Kallashnikov, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.Hamza Lici mbeti i vrarë në atentat, ndërsa Arlind Bushati ndodhet në gjendje të rëndë në spital, me një plumb në kokë.Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se:

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).

Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Më të lexuarat