Prapaskena

Sport

Mbappe akuzohet për përdhunimin e një suedezeje, vihet nën hetim

Publikuar: 15/10/2024

Yllli i Real Madridid dhe i Francës, Kylian Mbappe akuzohet për përdhunimin e një suedezeje gjatë një vizite në Stokholm. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 10 tetor.

Një prokuror suedez tha sot se një hetim për përdhunim ishte hapur pa përmendur Kylian Mbappe, pas raportimeve të mediave se Mbappe ishte i dyshuari për këtë akt pas një vizite në Suedi.

Gazetat suedeze Aftonbladet dhe Expressen si edhe transmetuesi publik SVT të martën raportuan se 25-vjeçari Mbappe ishte objektivi i hetimit, pas vizitës së tij dy-ditore në kryeqytetin nordik javën e kaluar.

Në përgjigje të raporteve të mediave për një përdhunim të dyshuar në Stockholm, prokurori mund të konfirmojë se një kallëzim penal është dorëzuar në polici”, tha në një deklaratë Autoriteti i Prokurorisë suedeze.

Ai shtoi se incidenti i supozuar ndodhi në një hotel më 10 tetor, por nuk përmendi një të dyshuar dhe tha se nuk mund të ndahen informacione të mëtejshme për momentin.



Më të lexuarat