Prapaskena

Shëndet

11 të prekur nga bruceloza, sëmundja ka kaluar nga kafshët tek njerëzit/ Ministria e Bujqësisë hesht!

Publikuar: 12/10/2024

Bruceloza, tashmë në vendin tonë është përhapur nga kafshët tek njerëzit. Deri më tani numërohen njëmbëdhjete raste, midis tyre edhe meshkuj të mitur, të cilët rrezikojnë seriozisht shëndetin.

Një nga shkaqet se përse kjo sëmundje e rrezikshme po përhapet tek njerëzit është edhe mungesa e vaksinën së brucelozës tek fermat e bagëtive.

Sipas Planit Kombëtar te Vaksinimit, të hartuar nga ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kafshët duhet të ishin vaksinuar që në fillim të pranverës, me qëllimin e vetës për të parandaluar infektimin me brucelozë nga kafsha tek njerëzit.

Por sa e rrezikshme është sëmundja e brucelozës?

“Sëmundja e brucelozës kalohet tek njeriu nëpërmjet ushqimeve si bulmeti dhe mishi. Kjo sëmundje shfaqet në forma të ndryshme që nga djersitja e tepër e deri tek problemet kockore si artriti apo disku vertebral”, tha Gent Stroni-mjek Infeksionist.



Më të lexuarat