Prapaskena

Aktualitet

La Italinë për fermën në Shqipëri: Derrave u vendosa emrat e politikanëve, të fundit thera Monikën

Publikuar: 05/10/2024

Në emisionin RealPeople këtë të shtunë, Ardian Bakiu, një skraparli i apasionuar pas natyrës dhe rritjes së shpendëve, ndau historinë e tij inspiruese.

Pas gjashtë vitesh përkushtim në fermën e tij me rosakë, ai reflektonon mbi jetën e tij.

I larguar nga Shqipëria në moshën 19-vjeçare, Ardiani kaloi disa vite të vështira në Itali, duke u përballur me pengesat gjuhësore dhe racizmin.

Pas një viti pune në një lavazho makinash në Bari, ai u transferua në Torino, ku ndjeu gjithmonë një distancim nga italianët atje.

Në bisedë me gazetarin Flori Gjini, ai tregoi për pasionin e tij të veçantë për rritjen e kafshëve, duke zbuluar se ka vendosur emra politikanësh për derrat e tij.

“Kafshëve u vendos emra. Derrave u kam vendosur emrat e politikanëve. Të fundit për shembull thera Monikën.

I vendosa emrat e të gjitëve, Salës, Likes, Edit. Monikën e lashë të fundit se më vinte keq, ishte më e bukura.Unë vetë nuk merrem me politikë, s’më pëlqen fare sepse këta janë të njëtët njerëz.

Nuk ka drejtësi,” – tha Bakiu me humor.

Megjithatë, për Ardianin, jetë me rosakët në Skrapar është vendimi më i mirë, duke e bërë atë të ndjehet më i lumtur se kurrë.



Më të lexuarat