Deputeti socialist i Vlores, Vullnet Sinaj, njeheresh biznesmen dhe pronar i Big Market, është përplasur në Këshillin e Mandateve me deputetët demokratë të cilët e akuzojnë se ka përfituar rreth 36 milionë lekë të vjetra përmes kompanive të tij nga buxheti i shtetit, ndërkohë që kishte mandatin e deputetit.
Perfitimi i ketyre fondeve, sipas opozites eshte shkak per humbjen e mandatit te deputetit Sinaj, pasi ligji e ndalon kalimin e fondeve nga buxheti drejt sipermarrjeve private te funksionareve apo te zgjedhurve ne Parlament.
Dokumenti, i dorezua ne formen e raportit nga PD, thekson se jane gjithsej 9 transaksione nga buxheti i shtetit ku perfitues eshte kompania e deputetit Vullnet Sinaj.
Ne anen tjeter, dokumenti evidenton faktin se Sinaj ka qene edhe formalisht pronar i bizneseve ne fjale edhe pasi eshte zgjedhur deputet, ndersa vone, ka emeruar administratore te tjere per te shmangur formalisht konfliktin e interesit.
Megjithate, sipas PD, Sinaj eshte evidentuar te kete terhequr rregullisht dividentin e bizneseve perfituese nga buxheti i shtetit.