Prapaskena

Shëndet

OBSH nis planin strategjik për të frenuar shpërthimin e virusit mpox

Publikuar: 27/08/2024

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka nisur një plan strategjik sa i takon hapave për të ndaluar transmetimin e virusit mpox nga njeriu te njeriu përmes përpjekjeve të koordinuara globale, rajonale dhe kombëtare.

Masat, të cilat kanë në bazë përpjekjet e koordinuara globale, rajonale dhe kombëtare, vijnë pas shpalljes së emergjencës publike nga Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së.

Plani prej 135 milionë dollarësh mbulon periudhën gjashtëmujore deri në shkurt 2025 për të siguruar fondet e nevojshme për OBSH, shtetet anëtare, partnerët duke përfshirë Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), komunitetet dhe studiuesit, ndër të tjera.

“Përpjekjet strategjike të vaksinimit do të përqendrohen te individët me rrezikun më të lartë, duke përfshirë kontaktet e ngushta të rasteve të fundit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, për të ndërprerë zinxhirët e transmetimit”, thuhet në deklaratë.



Më të lexuarat