Prapaskena

Kryesore

Klienti 2V raporton, investigon e denoncon gjithçka duke ngrënë…nga tabakaja e ABI BANK (banka e Ramës sipas nongratës)

Publikuar: 23/08/2024

Vesho Voltmetri alias Vesho Mallisti, dje na dha një leksion për median e lirë dhe të pavarur. Nga pozitat e medias së tij të pakapur, të papërlyer, që nuk është llum, që nuk është e korruptuar, që nuk është e përfshirë në afera pushteti dhe biznesi.

Për median që denoncon “Incineratorët”, “5D”, “Erion Veliajn”, “Sandër Lleshin”, “Frida Krifcën”… për median që sakaton Edi Ramën, prit o Zot rrezikun. Po godet me top “m.t.” pushtetin e Edi Ramës duke ngrënë “m.t” nga tabakaja e ABI BANK, për të cilën nongrata pretendon se është banka e Edi Ramës.

Kjo është media e lirë dhe e pavarur, që merr mall nga malli i Kamarierit të Korrupsionit Bankar, Andi Ballta.

Klienti me dy gishta Sali Berisha nga njëra anë dhe klienti 2V nga ana tjetër e kanë mbushur gojën dhe xhepin me “m.t” nga ABI Bank dhe nuk flasin dot as për offshorin e Linda Ramës, as për offshorin e Edi Ramës, as për Ishujt Kajman të Andi Balltës dhe as për shtetin Delaware të Moskopolit të Kamarierit.

Kjo është media juaj Anti-ABI Bank & Antipushtet, o Vesho Voltmetri dhe Sali Sypeshkaqeni.

Kur t’i hiqni reklamat me “m.t.” offshore nga mediat tuaja anti-Rama, do fillojë një autokritikë e madhe nga të gjitha mediat llum që lëpinë këtë pushtet! Presim të hiqet “m.t.” i ABI BANK nëse nuk jeni ngopur me m.t, jo me reklama offshore.



Më të lexuarat