Shefi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh u vra me një “predhë me rreze të shkurtër veprimi” të qëlluar nga jashtë shtëpisë së tij në Teheran, thotë Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC).
Organizata paraushtarake tha se predha peshonte rreth 7 kg (16 lbs) dhe shkaktoi një “shpërthim të fortë”, duke vrarë Haniyeh dhe truproja e tij të mërkurën e kaluar.
Udhëheqësi i Hamasit kishte qenë për vizitë në kryeqytetin iranian për inaugurimin e Presidentit Massoud Pezeshkian.
Izraeli nuk ka komentuar ende mbi vdekjen e Haniyeh.
Dhjetra oficerë të IRGC-së janë arrestuar ose shkarkuar në ditët pas vdekjes së Haniyeh, raportoi të shtunën media New York Times.
Gazeta tha se agjencia e inteligjencës e organizatës kishte marrë përsipër hetimin.
Anëtarët e stafit në bujtinë e Haniyeh janë marrë në pyetje dhe telefonat dhe pajisjet e tjera elektronike të tyre janë sekuestruar, shtoi ai.Ndërkohë, detajet e sigurisë së politikanëve iranianë janë rishikuar.