Prapaskena

Sport

Lojtarët e Kombëtares priten me brohorima në Dyseldorf, tifozët kërkojnë foto dhe autografe

Publikuar: 23/06/2024

Lojtarët e Kombëtares janë pritur me brohorima në Dyseldorf të Gjermanisë, qytetin ku do të zhvillohet përballja me Spanjën.

Ata janë takuar me mbështetësit e tyre, kanë bërë foto dhe kanë dhënë autografe.

Kombëtarja përballet nesër në orën 21:00 me Spanjën në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit.

Ndërkohë që konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo dhe kapitenit Berat Gjimishiti do të zhvillohet në stadiumin e ndeshjes, në Dyseldorf në orën 18:45.

Përballja Shqipëri-Spanjë është ndeshja e tretë e Grupit B të Euro 2024.



Më të lexuarat