Prapaskena

Politikë

Prapaskenat e divorcit të Metës dhe Kryemadhit

Publikuar: 22/06/2024

Sipas Ilir Metës, kanë qenë qëndrimet e vazhdueshme të Kryemadhit në krah të kundërt të kauzave që ai mbron që siç thekson Meta: “Krijojnë paraqitësi në publikun e gjerë”.

“Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër, por për të përmbushur kauzat që unë mbroj, që kjo marrëdhënie ishte pengesë serioze”, tha Ilir Meta. “Dua të bëj një sqarim publik lidhur me vendimin tim të djeshëm. Ju jeni njohur me vendimin për divorcin, ky vendim ka qenë më i vështirë në jetën time, por është objektiv dhe nuk është as i rastësishëm dhe as i çastit. Është i motivuar nga ndarje të papajtueshme, që lidhen me kauzat e mëdha që unë mbroj dhe janë jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët sot dhe përgjithmonë. Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje të fortë që nga vendimi i saj si kryetare e LSI, për djegien e mandateve që u morën dhe sakrifica dhe gjak në një betejë të hapur me koalicionin e madh anti-LSI dhe anti-Meta të 17 majit.

Qëndrimet e vazhdueshme të saj në krah të kundërt të kauzave që unë mbroj dhe që krijojnë paraqitësi në publikun e gjerë duhet të merrnin fund dhe vendimi im i jep fund çdo paqartësie, dileme dhe stresi sistematik të panevojshëm. Unë mirëkuptoj çdo reagim emocional, por përgjegjësitë e mia publike janë të gjera dhe detyrimet e mia lidhen me kontributin dhe sakrificat e njerëzve që kanë besuar tek Ilir Meta. Ky vendim i imi nuk lidhet me raportet më të si grua apo si nënë e tre fëmijëve tanë të mrekullueshëm. Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër, por për të përmbushur kauzat që unë mbroj, që kjo marrëdhënie ishte pengesë serioze”, – u shpreh Ilir Meta.

Ilir Meta i kërkoi një ndjesë të gjithë njerëzve të afërm, por mbi të gjitha tre fëmijëve që ish-çifti Meta–Kryemadhi kanë.

“U kërkoj shumë ndjesë tre fëmijëve të mi të mrekullueshëm për shqetësimet që kanë përjetuar në mënyrë të padrejtë. U kërkoj ndjesë edhe njerëzve të mi të afërt dhe sidomos dy prindërve të mi të mrekullueshëm, por ata më kanë edukuar me ndjenjën e detyrës dhe unë besoj në mirëkuptimin e tyre”, tha Meta.



Më të lexuarat