Prapaskena

Aktualitet

Rektorë dhe dekanë me plagjiaturë, Muka: Krimi ka emër dhe ka ardhur koha që këta njerëz të largohen nga sistemi

Publikuar: 12/06/2024

Rektorë dhe dekanë me punime doktorature të realizuara me plagjiaturë dhe që tashmë janë futur në garën për drejtimin e fakulteteve.

Ishte kjo temë e diskutimit në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”, ku i ftuar ishte studiuesi Taulant Muka i cili është dhe njeriu që akuzoi me emra dhe mbiemra, rektorin e Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe dekanin e Juridikut, Dorina Hoxha, të cilët sipas Mukës, kanë kryer veprën penale të plagjiaturës në punimet e tyre doktorale ku dhe kanë marrë titujt respektivë “Doktor Shkencash”.

“Krimi ka emër dhe ka ardhur koha që këta njerëz të largohen nga sistemi dhe të dënohen nga drejtësia.

Duhet kuptuar që krimi i vërtetë gjendet në universitete dhe ai krim duhet larguar. Duhet të vendoset një sistem i ri vlerash me qëllim që t’i japim Shqipërisë një vizion të ri.

Dhe sigurisht që ky krim ka ndodhur edhe me mbështetjen e politikës.

Kur flas besoj se kam faktin përpara, pasi deri më sot nuk kam pasur asnjë kundërshti, as ndonjë padi publike dhe i qëndroj të gjitha atyre deklaratave që kamë bërë ndaj z. Hoxha.

Nga ana tjetër po ashtu edhe për znj. Dorina, e cila rezulton se ka kopjuar fjalë për fjalë jo një faqe por me qindra të tilla.

Po ashtu edhe zv,Dekani i Drejtësisë Joland Bare i cili ka kopjuar gjithashtu një punim në Angli. Pra, një kopjace si Hoxha ka punësuar një tjetër kopjac, dhe kjo brenda Fakultetit të Drejtësisë.

Po ashtu kemi kandidaten për Dekane të Shkencat e Natyrës, Eglantina Kalluçi”, u shpreh ndër të tjera Taulant Muka.



Më të lexuarat