Prapaskena

Pa kategori

Fajtor për 34 vepra penale/ Ivanka Trump thyen heshtjen, mesazh ish-presidentit: Të dua babi!

Publikuar: 31/05/2024

Pas shpalljes fajtor nga gjykata të babait të saj, për 34 vepra penale, ka reaguar vajza e madhe e Donald Trump, Ivanka Trump.

Ajo ka ndarë një mesazh të përzemërt në Instagram, pak orë pas dënimit të ish-presidentit të SHBA-ve.

“Të dua babi”, ka shkruar ajo, duke shpërndarë një foto nga fëmijëria e saj, ku shfaqen ata të dy.

Juria në Manhatan e shpalli zotin Trump fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet e 2016, duke fshehur një pagesë ndaj një aktoreje të filmave pornografikë, e cila thotë se kishte patur një marrëdhënie intime me ish-Presidentin.

Kandidati i pritshëm republikan për president, duhet të vazhdojë të përballet me tre çështje të tjera penale dhe me fushatën elektorale, në fund të së cilës, ekziston mundësia që të kthehet përsëri në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Trump u tha gazetarëve se ishte “i pafajshëm”. Disa nga elementët kryesorë që duhet mbajtur parasysh pas vendimit të jurisë.

Shpallja fajtor e Donald Trumpit për 34 vepra penale shënon fundit e procesit historik gjyqësor penal ndaj ish-Presidentit, por beteja për këtë çështje vazhdon.



Më të lexuarat