Prapaskena

Aktualitet

“Nuk po lidhesha dot në telefon”/ Vetëvrasja e polices në Tiranë, çfarë deklaroi i dashuri i saj në polici

Publikuar: 24/05/2024

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë, ku efektivja Aldorjana Loshi vrau veten me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në banesën e saj në rrugën “Ali Demi” ndërsa ende nuk dihen arsyet që çuan të renë drejt aktit ekstrem.

Deri më tani policia ka shoqëruar të dashurin e saj për tu marrë në pyetje lidhur me rastin, dhe mësohet se para efektivëve ky i fundit ka deklaruar se nuk ka mundur të lidhet në telefon me 21-vjeçaren. 

Sakaq kolegë dhe të afërm të saj kanë thënë në dashmitë paraprake se nuk kishin parë asnjë shenjë shqetësimi tek vajza kohët e fundit, dhe nuk e mendonin se 21-vjeçarja do ti jepte fund jetës.

Aldorjana Loshi, me origjinë nga Klosi i Mirditës jetonte e vetme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë dhe prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 si patrullë e përgjithshme. Sipas informacioneve policja nuk e kishte babanë, ndërsa la pas nënën dhe një vëlla të vogël. Ende nuk dihen arsyet që çuan të renë në aktin ekstrem, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Më të lexuarat