Prapaskena

Kryesore

Njihuni me kamarierin që po sfidon Altin Dumanin, bleu 2 banka 143 milionë euro për 1.4 milionë euro (mburret se ka mbështetjen e Ramës)

Publikuar: 24/05/2024

Kjo histori ebazuar në fakte dhe prova është një sfidë për SPAK, barazinë para ligjit dhe luftën kundër pastrimit të parave. Qytetarët shqiptarë thirren dhe japin llogari nëse depozitojnë në llogaritë e tyre shuma mbi 10 mijë euro. Nga ana tjetër, një ish kamarier ka blerë dy banka me vlerë 143 milionë euri për vetëm 1.4 milionë euro (edhe këto të pajustifikuara) dhe ndaj tij nuk zbatohet legjislacioni penal.

E blerë rreth 70 milionë USD në 2015, Banka Amerikane e Investimeve (që ka blerë dhe thithur edhe Bankën NBG Albania 73 mili9në euro në 2018), ka përfunduar (në letra) për 141 milionë lekë në duart e një mashtruesi dhe ish kamarieri si Andi Ballta, i cili herë ia shet vetes bankën me dorën e majtë dhe herë me të djathtën, herë e bën shqiptare, herë të huaj, herë të përzier, herë i rrit dhe herë i zvogëlon kapitalin, hedh dhe shpëlan para të pista në offshore, manovron dhe lidh marrëveshje me veten e tij, herë kamuflohet dhe herë del zbuluar, por gjithnjë pa u trazuar dhe ndaluar aspak nga Banka e Shqipërisë, Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave, Krimi Ekonomik apo Prokuroria.

Sot do të listojmë faktet se si mashtruesi Andi Ballta, nga banakier/kamarier në një lokal SHBA, pa bazë të ligjshme financiare, arriti të bëhej nga offshoret pronar në letra i Abi Bank për vetëm 1.4 milionë USD, pasi banka ishte blerë më parë për 70 milionë USD.

Dhe jo vetëm kaq. Në 3 korrik 2018, ABI Bank blen për rreth 76 milionë USD Bankën NBG Albania, ish degë e Bankës Kombëtare të Greqisë. Tre javë më pas, në 16 korrik 2018, NBG Bank përthithet nga ABI Bank, duke krijuar një mullar me para të pista, 143 milionë USD, pa asnjë burim të ligjshëm. Sot, dy banka ABI Bank 70 milionë euro dhe NGB Albania 73 milionë euro shkrirë me ABI Bank, kanë përfunduar në duart e këtij personazhi të quajtur Andi Ballta, i cili mburret lart e poshtë se ka mbështetjen e Edi Ramës, madhe edhe kur e thirrën disa javë më parë në Prokurorinë e Tiranës sa për të ‘larë duart’ me dosjen e pastrimit të parave. Andi Ballta është një sfidë sot për SPAK.

Andi Ballta i shet vetes Abi Bank

Abi Bank është 100 % në pronësi të kompanisë Tranzit, me bazë në offshore, ishujt Kajman. Kompania Tranzit e bleu Abi Bank në 12 tetor 2015 për rreth 70 milionë euro, para që nuk u dihet burimi.

Kur Tranzit blen Abi Bank, Andi Ballta kishte 20 % të aksioneve tek Tranzit, të cilat i kishte blerë për 350 mijë USD.

Në 3 shkurt 2021, Andi Ballta shet 50 % të aksioneve të kompanisë Tranzit (që ka në pronësi Abi Bank) tek kompania offshore Moscopole.

Kompania Moscopole rezulton e regjistruar në shtetin Delawere, një nga parajsa fiskale më të njohura të botës. Pronari i vetëm i Moscopole është pikërisht Andi Ballta.

Pra, marrëveshja për shitjen e 50 % të aksioneve të Tranzit është firmosur mes Andi Balltës dhe Andi Balltës.

Më herët, Andi Ballta i kishte shitur vetes, pra kompanisë Moscopole, edhe 30 % të aksioneve që kishte në kompaninë Tranzit (K91624020M), me vlerë rreth 500 mijë euro.

Në total, Ballta i shiti vetës së tij 80 % të aksioneve në kompaninë Tranzit, me të cilën kontrollon Abi Bank.

Arsyeja se pse Andi Ballta ia shiti aksionet kompanisë së tij, pra vetës, ka të bëjë me krijimin e terrenit për pastrimin e parave me anë të kompanisë Moscopole në offshore.

Duke qenë në jashtë kontrollit, pra në një parajsë fiskale, Ballta mund ta fryjë sa të dojë kompaninë me para korrupsioni dhe krimi të padronëve të tij, para të cilat më pas dalin si të pastra nga kjo kompani duke blerë banka dhe asete në Shqipëri.

Aktualisht kompania Moscopole e Andi Balltës ka 80 % të aksioneve në kompaninë Tranzit, ndërsa nga 10 % të aksioneve i kanë dy kompani të tjera offshore, NCH Balkan Fund nga ishujt Kajman dhe New Century Holdings nga ishujt Kajman, që kontrollohen nga kompania NCH Capital.

Ballta bleu 2 banka e 4 kompani me 141 milionë lekë

Pa bazë financiare dhe historik biznesi, Andi Ballta ka arritur të blejë 80 % të aksioneve të kompanisë Tranzit për 141.833.257 lekë. Kompania Tranzit ka në pronësi Abi Bank me kapital 30.4 miliardë lekë.

Brenda Abi Bank është shkrirë edhe banka NGB.Abi Bank ka në pronësi edhe katër kompani ku përfshihen ABI Broker Sigurimesh, ABI Invest, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE dhe Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG, secila me histori më vete mashtrimi dhe punësh të zeza, me rritje kapitali në mënyrë të dyshimtë dhe qarkullim parash të pista në vlerë dhjetëra milionë euro.

Këtë kartel, ish kamarieri Andi Ballta e kontrollon përmes një rrethi të besuar, ku bëjnë pjesë Veronika Prifti, Niko Kotonika, Nada Vokshi, Milbana Treska, Armand Muharremi, Brunilda Papa, Edmond Coku, Lindita Rama, Odeta Paloka, Igli Sulaj, Elvin Meka, bosja e call centerave Ines Muçostepa, Brikena Hoxha, Teuta Çinari etj.

Kështu Andi Ballta zgjohet një ditë dhe nuk mban më në duar tabakanë në duar, por mban një bankë dhe disa kompani me vlerë miliona euro.

Si u shfaq Andi Ballta tek Abi Bank

Kompania e kredive Tranzit u themeluar në mars të vitit 2009, me kapital 1 milionë USD, nga dy kompanitë NCH Balkan Fund dhe Neë Century Holdings nga ishujt Kajman, të përfaqësuar nga E. P dhe G. K. Pas tyre qëndron kompania offshore NCH Capital.

Që të gjitha hiqen si amerikane, bashkë me Tranzit dhe Abi Bank, por në fakt nuk kanë asnjë lidhje me SHBA-të, por vetëm me pastrimin e parave dhe interesat ruse.

Pronarët me lidhje ruse të Tranzit caktojnë si administrator mashtruesin me damkë Andi Ballta.

Në maj të vitit 2015, Andi Ballta blen 20 % të aksioneve të kompanisë Tranzit për 350 mijë USD. Nuk dihet burimi i këtyre parave, por ky do të ishte vetëm hapi i parë i Balltës për t’u bërë pronar i ABI Bank, përmes Tranzit.

Në qershor të vitit 2016, Andi Ballta shton aksionet nga 20 në 30 % në kompaninë Tranzit, me vlerë rreth 500 mijë euro.

Në korrik të vitit 2019, Ballta cakton si administratore të Tranzit znj. Kristina Naumi, e cila më parë kishte punuar si parukere.

Në shkurt të vitit 2021, Andi Ballta zgjeron aksionet në komapaninë Tranzit nga 30 që kishte, në 80 %, me vlerë 141 milionë lekë ose rreth 1.4 milionë lekë. Nuk dihet burimi i parave.

Disa ditë vonë shfaqe kompania offshore Moscopole, me pronar Andi Ballta. Kompania Moscopole i blen 80 % të aksioneve Andi Balltës në kompaninë Tranzit, pra Ballta ia blen aksionet vetës, aq sa u kishte blerë vetë Ballta ortakëve në kompaninë Tranzit.

Historia e Abi Bank

ABI Bank është krijuar në 1999, si Banka Ndërkombëtare Tregtare e Detit të Zi, themeluar nga Banka Tregtare e Greqisë sh.a, që më vonë e quajt Emporiki Bank.

Në vitin 2012 u mor nga lub Holding, një kompani franceze që ia ndryshoi emrin në Banka Crédit Agricole Shqipëri.

Në tetor 2015, del në skenë “amerikani” Andi Ballta, që emërohet Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës, moment kur largohen nga drejtimi të gjithë francezët.

Kapitali i bankës blihet 100% nga Tranzit për 700 milion $ me para “offshore” dhe emri bëhet Banka Amerikane e Investimeve.ABI Bank, që në të vërtetë është mashtrimi offshore “Tranzit”, u mor në drejtim nga Ballta dhe mantenuta e tij Brikena Hoxha.

Të dy dashnorët me pasaporta amerikane prej lotarisë amerikane, Ballta dhe Hoxha erdhën në Shqipëri të caktuar për operacionin e madh “offshore” nga përtej detit.

Çifti i kamarierëve shqiptarë në New York u bënë bankierë të shquar “amerikanë” në Shqipëri.

Tranzit ka mashtruar me mijëra njerëz me telefonatat që kërkonin para nga borxhet e vjetra të AMC, Albtelekom, deri te grabitja e pronave të ish-bankës “Veneto”, nëpërmjet SGA spa ose AMCO.

Mashtrimi Tranzit i ishujve Kajman dhe SGA, AMCO e Italisë ka gllabëruar dhjetëra prona shqiptarësh të vendosura si kolaterale të Banka Veneto e falimentuar disa vite me parë.

Pronat kthehen në para nga shoqëritë e lidhura me Tranzit e Abi Bank, më pas fluturojnë në Delaëere apo Kajman Island.

Mashtrimi “Ballta”, me Tranzit ka gëlltitur miliona para shqiptarësh të varfër, duke i çuar ato në ishujt ekzotikë ku fshihen të tjerë shqiptarë, dhe jo amerikanë, si përpiqet të shitet logo-ja- “American Bank of Investment”.

Pas “pelivanit” Ballta ka të lidhur me një zinxhir interesash mafioze, deputetë, avokatë, qeveritarë e biznesmenë që do dalin shumë shpejt përballë dhjetëra apo qindra të mashtruarve nga skema Tranzit-Offshore-Abi Bank.



Më të lexuarat