Prapaskena

Aktualitet

Kjo është efektivja e policisë që u vetëvra me armën e shërbimit në Tiranë, jetonte me qira me vëllain dhe nënën!

Publikuar: 24/05/2024

Personi që shihni në foton e mësipërme është, 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, efektivja e policisë e komisariatit nr.5 në Kamëz, që vrau veten sot me armën e shërbimit.

Mësohet se viktima jetonte vetëm me qira, ndërsa kishte nënën dhe një vëlla më të vogël.

Në momentin që i mori jetën vetes, e reja ndodhej vetëm në banesë në zonën e Ali Demit. Ndërkohë që detyrën e saj e ushtronte në komisariatin numër 5 në Kamëz.

Ndërkohë që pas të shtënave, kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët me forcë kanë hapur derën dhe kanë bërë të mundur të futën në skenën e krimit.



Më të lexuarat