Prapaskena

Aktualitet

Deklarata e fortë: Dy makina ju vunë në ndjekje Altin Dumanit, u detyrua të lëvizte me blind

Publikuar: 23/05/2024

Profesori i njohur i Kriminologjisë, Ervin Karamuço është shprehur se rreth dy javë më parë, eskorta që shoqëruan dhe kujdeset për sigurinë e kryeprokurorit Altin Dumani, ka konstatuar dy makina që i janë vënë në ndjekje.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Karamuço ka treguar se kreu i SPAK po shkonte në një nga zonat rezidenciale në periferi të Tiranës për të marrë pjesë në një takim për Ditën e Europës, i ftuar nga një diplomat i lartë i akredituar në Tiranë.

Megjithatë, sipas asaj që deklaroi profesori, personat që po e ndiqnin kanë tentuar ta fotografojnë se në cilën rezidencë do të futej duke qenë se në këto zona jetojnë persona të rëndësishëm të politikës, biznesmenë dhe eksponentë të krimit.

“Para dy javësh është ndjekur nga dy makina, kanë dashur ta fotografojnë dhe filmojnë për ta parë ku po shkonte. Se aty jetojnë shumë njerëz, në një nga këto rezidencat. Është detyruar të lërë një nga makinat jashtë dhe të futet me makinën blinduar.

Pastaj ka rezultuar se ka shkuar të takojë një nga ata diplomatët e huaj, sepse ka qenë një takim atje më datë 9 Maj për Ditën e Europës”, tregoi Ervin Karamuço.



Më të lexuarat