Prapaskena

Kryesore

Telefonin e ka në SPAK, Kryemadhi: Do të dalin dashuritë e mia me Edi Ramën, s’jam penduar, gjithmonë kam qenë vetvetja

Publikuar: 18/04/2024


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kreymadhi, këtë të enjte ka dalë kundër bashkëshortit të saj Ilir Metës sa i përket akuzave të ashpra të tij ndaj SPAK dhe kreut të saj, Altin Dumanit.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi foli dhe për hetimet ndaj saj si dhe për sekuestrimin e telefonit nga SPAK. Duke theksuar se nuk ka frikë nga drejtësia dhe çdo gjë e ka të deklaruar, Kryemadhi nuk qëndroi pa përdorur ironinë dhe humorin gjatë fjalës së saj, duke thënë se hetuesit në telefoni ne saj do të gjejnë mesazhe me Edi Ramën.

E pyetur nga Blendi Fevziu për marrëdhëniet e lëkundura politike me Ramën, Kryemadhi tha se kjo është politika dhe se nuk është e penduar.

“Në telefon do të dalin dashuritë e mia me Edi Ramën.  Kjo është politika në fund të fundit. Nuk jam e penduar sepse unë kam qenë vetvetja, kjo më bën edhe të veçantë”, tha Kryemadhi.



Më të lexuarat