Prapaskena

Kryesore

10 milionë euro prona / Avokati: Besi dhe Xhensila po ndahen për pasurinë e Ilir Metës

Publikuar: 12/04/2024

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 ka theksuar se edhe aktori i humorit Besjan Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë ndarë për pasuritë e Ilir Metës.

Sipas Beqirit, të dy janë ndarë formalisht për të shpëtuar sipas tij, pasuritë që kanë vendosur nga Ilir Meta.

“Nuk është thashetheme, që njerëzit thonë se u nda Besi me Xhensilën. Por nuk është e vërtetë që ata janë ndarë.

Ata po ndahen se kanë hallin e pasurive të Ilir Metës që u ka dhënë. Është e vërtetë.

Xhensila shiste floririn e Ilir Metës në dyqanin e Durrësit, e dinë durrsakët një gjë të tillë fare mirë. Ajo ndahet me qëllim që kur të marrin vilat që u dhënë Ilir Meta, të ketë gjysmën njëri-gjysmën tjetri dhe mos të kapen të dy.

Edhe Iliri është në një situatë të tillë”, u shpreh Beqiri.



Më të lexuarat