Prapaskena

Pa kategori

Ilir Meta kërkon leje për të takuar Fredi Belerin në burg

Publikuar: 04/04/2024

Ilir Meta dhe Petrit Vasili kanë bërë një kërkesë drejtuar SPAK-ut, ku kërkojnë leje që të takojnë ish kandidatin e “Bashkë Fitojmë”, Fredi Belerin, në burg.

“Te nderuar Znj/Z Prokurorë! Ne bashkëkërkuesit Ilir Metaj dhe Petrit Vasili ne cilësite e pershkruara me siper parashtrojme para Jush kete kerkesë per te na dhene lejen e takimit me Z.Fredi Beleri ne ambientet ku ai ndodhet i arrestuar.

Personi I arrestuar ne fjalë eshte perfaqesues i Koalicionit “Bashke Fitojme” ku merr pjese dhe Partia e Lirise. Duke shpresuar dhe besuar ne konsiderimin dhe pranimin e kesaj kerkese ju falenderojme!”, thuhet në kërkesën e Metës.

Kërkesa mban datën, 3 prill, 2024.

Beleri është dënuar me 2 vite burg nga GJKKO për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit të shkuar.

Ai u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, kur po ofronte para për të blerë 8 vota me 40 mijë lekë.Kujtojmë se pak ditë më parë Ilir Meta u takua në Himarë me Petro Belerin, babanë e Fredi Belerit.

Ndërsa në një intervistë për median greke Kathimerini, ai tha se “Fredi Beleri është një çështje politike dhe sipas tij dëshmon kapjen e drejtësisë nga Edi Rama”.

I pyetur nëse e shikon Fredi Belerin si të pafajshëm, Ilir Meta u përgjigj: “Besoj se është kryebashkiaku legjitim i Himarës, i zgjedhur nga populli, i konfirmuar nga procesi zgjedhor dhe në bazë të Kushtetutës asgjë nuk e pengon Belerin të bëjë betimin”.

Beleri është dënuar me 2 vite burg nga GJKKO për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit të shkuar.

Ai u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, kur po ofronte para për të blerë 8 vota me 40 mijë lekë.

Kujtojmë se pak ditë më parë Ilir Meta u takua në Himarë me Petro Belerin, babanë e Fredi Belerit. 

Më të lexuarat