Pas arrestimit të Evis Berberit, kreut të ARRSH-së, janë vënë në pranga edhe dy miqtë e tij, Valter Begaj dhe Ervis Lami.Këta të fundit janë administratorë të kompanisë “B-VAAL”, “ENG-10”, tani “DAAM”.
Berberi ka qenë administrator te kjo kompani para se të merrte detyrën, ku ka dhënë dorëheqjen në 1 shkurt të 2019.
Në 2021 administratori i kësaj kompanie u emërua Ervis Lami, i cili është dhe aktualisht.
Ndërkohë 100% të aksioneve i ka Valter Begaj, ndërsa Evis Berberi nuk figuron të ketë aksione në këtë kompani.