Prapaskena

Pa kategori

A ka faj nëna e 10-vjeçarit që shante me gjyshen në Tik Tok? Eksperti: Edhe ajo është fajtore!

Publikuar: 22/02/2024

Eksperti i it, Tom Kallanxhi, ka folur rreth ngjarjes së ditës së djeshme, ku gjyshja dhe babai i një 10-vjeçari janë arrestuar, pasi e shfrytëzonin këtë të fundit për klikime në TikTok.

Në këtë rrjet social qarkullonin video të tij duke folur me fjalor tepër banal e të papërshtashëm.

Ishte nëna e 10-vjeçarit, ajo që denoncoi në polici rastin e abuzimit nga ish-bashkëshorti dhe ish-vjehrra, megjithatë Tom Kallanxhi tha se edhe nëna e 10-vjeçarit nuk duhet të përjashtohet.

“Si ka mundësi që një fëmijë që rri një muaj me mamanë dhe një ditë me babain i thotë këto fjali, ai rri një muaj me mamanë.

Edhe pala tjetër mund të jetë fajtore. Është e vështirë që një fëmijë të reagoj kështu vetëm se rri 1 ditë me gjyshen e babain. Pse se ka çuar në psikolog. Shteti duhet të interesohet”,-tha eksperti i IT.



Më të lexuarat