Prapaskena

Pa kategori

Aksioni në Sukth/ SPAK jep detaje, sinjali për planin e vrasjes së Xhevdet Plakut erdhi nga Holanda

Publikuar: 22/12/2023

TIRANË- SPAK me anë të një njoftimi për mediat shprehet se plani për të vrarë të konsideruarin ‘kapo’ të klanit të drogës Xhevdet Plaku, apo siç njihet ndryshe ‘Akili’ ishte planifikuar që të bëhej më datë 17 shtator 2019 në Durrës. SPAK lajmëron se shtetasit Dedan Gjoni, Rexhep Rapi, Dejvi Gjermeni dhe Algert Rapi akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen.

Më datë 16 dhjetor, SPAK ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së sigurimit personal “arrest me burg” për Gjonin, Rapin dhe Gjermenin, që në atë kohë ishin punonjës të policië në Durrës. Më datë 20 dhjetor, GJKKO  ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ta për akuzën “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Plaku kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Më 22 dhjetor, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest me burg” për personat e hetuar, Rexhep Rapi, Algert Rapid he Dejvi Gjermeni. Dejvi Gjermeni u arrestua më 22 dhjetor 2023 në Limburg të Holandës, si rezultat i bashkëpunimit të autoriteteve holandeze dhe Interpolit.



Më të lexuarat