Prapaskena

Pa kategori

Të shtënat me armë ndaj 3 të rinjve nga Kreta, zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit shqiptar

Publikuar: 18/12/2023

Mediat greke kanë publikuar foton e shqiptarit të arrestuar, Emiliano Jakupi 33-vjeç.

Sipas mediave greke, ai ishte person i shpallur në kërkim edhe për vrasjen e 40-vjeçarit nga Delvina, Pëllumb Islami, ngjarje e ndodhur në 21 shkurt 2023 në “Nea Ionia” në Athinë.

Lidhur me plagosjen e 3 të rinjve nga Kreta, ngjarje për të cilën është shpallur në kërkim Nardi Idrizi, 37 vjeç nga Vlora, Jakupi mësohet të ketë deklaruar: “Ishte një sherr rruge. Unë godita me pëllëmbë. Nuk e prisja që tjetri të godiste me armë”.

Sipas burimeve ai shtoi se pas të shtënave u tremb dhe bashkë më shokun e tij hipën në makinë dhe u larguan. “Nuk e di ku është tjetri”, tha ai për policinë.

Duke folur për “Kathimerini”, avokatja e tij Matina Markou u shpreh se klienti i saj është dorëzuar vullnetarisht. Sipas saj 33-vjeçari mohon të jetë përfshirë në këtë episod dhe shprehet i habitur nga reagimi i shokut të tij.

Markou ka shtuar se Jakupi ka pasur lidhje miqësore me Nardi Idrizin 7 muajt e fundit dhe të premten mbrëma kishin dalë së bashku, fillimisht në zonën e Vrilissit (ku u gjet edhe fuoristrada me të cilin po udhëtonin) dhe më pas në Gazi, për tu argëtuar.



Më të lexuarat