Prapaskena

Pa kategori

Arrestohet në Spanjë i shumëkërkuari Lulzim Berisha, pritet ekstradimi i ish-kreut të bandës së Durrësit drejt Shqipërisë

Publikuar: 14/12/2023

Është arrestuar në Spanjë i shumëkërkuari Lulzim Berisha.Ish-kreu i Bandës së Durrësit u arrestua në kuadër të operacionit të përbashkët “Sant Joan” mes policisë shqiptare dhe asaj spanjolle.

Autoritetet shqiptare do kërkojnë ekstradimin e tij.Njoftimi i policisë:Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e suksesshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”.Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.



Më të lexuarat