Prapaskena

Pa kategori

U dënua për një vrasje në Fier, Fatmir Hoxha shpallet i pafajshëm pas 3 vitesh

Publikuar: 11/12/2023

Lirohet nga burgu Fatmir Hoxha, i akuzuar për vrasjen e 50-vjeçarit Ahmet Toska në lagjen “Sheq i Madh”, ngjarje e cila ka ndodhur në 26 tetor të vitit 2020.

Ai ka fituar pafajësinë pas rigjykimit të kësaj çështje nga gjykata e Fierit dhe një riekspertimi të provave (pamje filmike të kamerave të sigurisë, veshjet,etj) që rrezonin akuzat për autorësinë e tij, dhe nuk ka prova bindëse që vrasja është kryer prej tij.

54-vjeçari Fatmir Hoxha ka lënë pasditen e sotme ambientet e burgut te Fierit me vendim të gjykatës së rrethit gjyqësor Fier.

Fatmir Hoxha, i akuzuar për ekzekutimin e Ahmet Toskes në vitin 2020 që pas arrestimit dhe masës së arrestit me burg nuk ka pranuar autorësinë e kësaj vrasje.

Fatmir Hoxha është arrestuar në datën 14 nëntor në aeroportin e Rinasit, duke u kthyer nga Italia, ku kishte udhëtuar bashkë me bashkëshorten, ndërsa sipas pretendimeve të avokates, po kthehej për të sqaruar akuzat e ngritura ndaj tij.

Ahmet Toska u ekzekutua 26 tetor në orën 06:00 të mëngjesit teksa viktima po shoqëronte bashkëshorten për në punë.

Një person i maskuar i afrua dhe qëlloi me një plumb në kokë.

Pamjet filmike dhe gjurmët e barutit në veshje ishin provat e Prokurorisë, me të cilat mori masën e Sigurisë arrest me burg ndaj Fatmir Hoxhës, të akuzuar për ekzekutimin e Ahmet Toska në sy të bashkëshortes më 26 tetor 2020 në Fier. 52 vjecari teksa i drejtohej qelisë, deklaroi para gazetarëve se ishte i pafajshëm.

Akuzën 52 vjecari e mohoi edhe në seancën me dyer të mbyllura përballë gjyqtarit Alfred Konomi.

Si provën e tij më të fortë kundërshtuese citohet të ketë përdorur faktin se atë mëngjes ishte zgjuar në orën 08:00, ndërsa krimi në fshatin Sheq i Madh, ishte shënuar dy orë më herët.

Por gjyqtari nuk i ka marrë parasysh pretendimet e Fatmir Hoxhës dhe avokates së tij të caktuar kryesisht duke i besuar provave të paraqitura nga Prokuroria që në dosje ka pamje filmike dhe gjumë baruti në rroba.

“Sipas mendimit tonë nuk kishte prova që të formulohej një “dyshim i arsyeshëm”, për ne nuk egzistonte dyshimi i arsyeshëm dhe ndaj kërkuam një masë arresti më të butë seç ishte masa arrest në shtëpi”, është shprehur avokatja e Fatmir Hoxhës.

Arma e krimit sipas burimeve ende nuk është gjetur, sikurse motivi i krimit mbetet i paqartë, edhe pse ka një dyshim se lidhet për çështje intime.



Më të lexuarat