Prapaskena

Aktualitet

Ia vranë djalin 100 metra pranë shtëpisë! Nëna e 41-vjeçarit shkon mes lotësh te vendi i ngjarjes!

Publikuar: 07/12/2023

Kjo është fotoja prekëse e nënës së Elton Javorit, 41-vjeçarit i cili u ekzektua paraditen e kësaj të enjteje në Fier. E moshuara shihet teksa shkon drejt vendit të ngjarjes.

41-vjeçari u vra rreth 100 metra larg shtëpisë së tij, në momentin që zbriti nga makina Porsche, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta.

Javori mësohet se jetonte me prindërit dhe kishte rreth 3 muaj që ishte kthyer nga Gjermania.

Ai nuk rezulton person me precedentë penalë, megjithatë, viktima ishte nipi i biznesmenit Demir Backa, i ekzekutuar me armë zjarri në Tetor të 2021-t.

Për ngjarjen e rëndë të kësaj të enjteje, policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.



Më të lexuarat