Prapaskena

Kryesore

Doli në SKY/ Erzen Breçani akuzohet për grup kriminal, trafik droge, pastrim parash dhe përgatitje vrasje. Arrestohet edhe i biri dhe shefi i krimeve të komisariatit 6

Publikuar: 20/11/2023

Të tjera detaje janë zbardhur nga operacionit i SPAK, ku në pranga u vu ish-zyrtari i lartë i policise, Erzen Breçani.

Prapaskena mëson se në pranga ka përfunduar edhe djali i tij i madh. Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit në një ngjarje kriminale.

Operacioni i policisë është zhvilluar pasditen e sotme (20 nëntor) me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ku janë lëshuar 11 urdhër arreste.

Akuzat për 11 te dyshuarit janë, pastrim parash grup i strukturat kriminal trafik droge sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Po ashtu, është lëshuar urdhër arresti edhe për Shefin e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve per të kryer vrasje.

Mbi 11 të dyshuarit që janë zbuluar nga komunikimet në aplikacionin SKY-ECC rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Më të lexuarat