Prapaskena

Krim & Korrupsion

Benet Beci fillon me vjedhjet, i fal Tan Dulakut 170 milionë pa garë. Kur do t’i marrë në dorë SPAK-u?

Publikuar: 19/11/2023

Benet Beci, kryetari më i ri i Shkodrës, nuk ka duruar gjatë dhe i është futur “me kokë” tenderave të dyshimtë. Rezulton se i ka dhënë vëllezërve Dulaku plot 170 milionë lekë të vjetra pa garë. Këto para nuk do të përdoren për përmirësimin e kushteve sociale të familjeve në nevojë apo në ndihmë të komunitetit Shkodran, por për të blerë makina elektrike.

Po, po, e lexuat mirë! 170 milionë lekë të vjetra me TVSH do të shkojnë direct e në xhepat e familjes Dulaku për të blerë makina elektrike për kryetar Becin. Bëhet fjalë për tendering që mban numrin e referencës REF-84273-10-18-2023 dhe ka si objekt “Loti i I-rë: Blerje/automjete vetura elektrike”.

Fondi limit i tënderit është caktuar në vlerën 14,000,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 170 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Por nëse shfletojmë dokumentacionin e kësaj procedure, del në pah fakti që nuk ka patur asnjë garë reale.

Në mungesë totale të konkurrencës, rezulton se ka marrë pjesë në tender vetëm firma e Dulakëve, ALBANIA MOTOR COMPANY. Duke qenë se nuk ka patur asnjë rival, kjo firmë është shpallur me lehtësi fituese për vlerën 13,999,500 lekë të reja pa TVSH ose gati 170 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Dyshimet se Benet Beci ka vjedhur rëndshëm në këtë palo tender, shtohen Akoma më tej kur shikohet se vlera e përfituar nga Dulakët është gat isa 100% e fondit limit. Kuptohet lehtë se ky tender është i denjë për SPAK. Mbetet për t’u parë nëse Benet Becit do t’i vendosen prangat për këtë vjedhje. /JOQ

Më të lexuarat