Prapaskena

Politikë

Masa e sigurisë për ish-ministrin Ilir Beqajn/ Vjen reagimi i parë nga PS

Publikuar: 18/11/2023

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi është ndër të parët socialitë që ka folur lidhur për dhënien e masës nga SPAK ndaj ish-ministrint të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

I ftuar në emsionin “Kjo Javë” në News24 ai tha se partia e tij nuk ka për të kundërshtuar vendimet e drejtësisë së re, por thekson se figura e Beqajt do të pastrohet.

“E dëgjova lajmin dhe ndoqa prononcimin e kolegut Beqaj. Prirem t’i besoj asaj çfarë thotë kolegu. Ne si PS kemi bërë shumë gjëra, ke mi sjellë një standard të ri. Nëse procesi ka problematika rasti po hetohet. Ne kemi thënë që PS nuk ka për të kundërshtuar vendimet e drejtësisë së re. Unë prirem të besoj se gjërat do shkojnë në rrugën e drejtë. Siç e theksova besoj se figura e Beqajt do të pastrohet,” tha Klosi.

Sipas tij, SPAK dhe organet e drejtësisë po bëjnë punën e tyre, teksa bëri me dije se në kongresin e dhjetorit do të shpalosin një reformë të re.

“SPAK po bën detyrë dhe ne e kemi pranuar publikisht. Në kongresin e dhjetorit duam të shpalosim një reformë të re. Ne me bindje e kemi ndërtuar këtë rrugëtim të organeve të drejtësisë. Kjo drejtësi e re po punon, por ama ne ia dolëm të krijonim një sistem të atillë që të gjithë besojnë në paanshmërinë. I ka dhënë mundësinë me dhjetëra, qindra përfaqësueseve të saj për të qenë pjesë e strukturave administrative. Por në një numër kaq të madh njerëzish, një numër shumë minimal është tashmë nën gjykim.

Është një proces që tani ka emrin e madh të SPAK, por prokuroria është institucion i paanshëm. Kjo çështje nuk është s ena bën të ndihemi mirë, por ajo që kemi premtuar po bëhet e vërtetë. S’ka askush që të jetë pa qenë në të njëjtën distancë me drejtësinë, dhe kjo është një nga arritjet tona, si PS. Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij administrative.

Vetë në prononcimi ne tij ai e thotë se si e mësoi lajmin, ai u dorë hoq jo se është në faj. Tani është i zhveshur nga detyra dhe nga opinioni që mund të krijohet. Kur e djathta ka qenë në pushtet, prokuroria kërkonte gjykim, jo vetëm që nuk hetohej, por hiqej dhe prokurori. Një rast është dhe ngjarja e 21 janarit,” tha Klosi.

Më të lexuarat