Pas akuzave ndaj banorit të shtëpisë, Bleros, i cili sipas Linda Halilit ka dashur ta shoqërojë për një gotë verë në dhomën e hotelit, këngëtarja ka shokuar duke u shprehur se edhe Ledri Vula e ka ngacmuar.
Linda shprehet se këngëtari i njohur, Ledri Vula i ka shkruar në rrjetin social “Snapchat” për një bashkëpunim, por këngëtarja këtë mesazh nga reperi duket se e ka marrë si një ngacmim.
“Më ka shkruar Ledri në Snapchat. Për bashkëpunim. Pse duhet të flasim në Snapchat për bashkëpunim? Ky është ngacmim”, ka thënë Linda.
Pas deklaratës së Lindës, ishte Buçi ai që nisi të qeshë duke ironizuar këngëtaren.
Para disa ditësh, gjatë “Prime” Linda tha gjithashtu se Blero para 12 vitesh ka tentuar të hyjë në një dhomë hoteli me të, pas disa xhirimeve që kishin pasur, akuza që janë mohuar vazhdimisht nga këngëtari.