Prapaskena

Show Biz

Zbuloi planet për dasëm, i dashuri i Dafina Zeqirit ka dy fjalë për të thënë

Publikuar: 10/11/2023

 Pasi Dafina Zeqiri zbuloi se në vitin 2024 do të martohet, partneri i saj Kreshnik Gjergji ka disa fjalë për të. Kreshniku duket se është mbështetja më e madhe e Dafinës, dhe me fjalët e fundit kushtuar këngëtares ndihet shumë krenar për sukseset e partneres së tij, ndërsa shprehet se nuk ka njeri që do ta ndalojë atë.

“Këtë vit vetëm duke fituar në të gjitha anët, s’ka njeri që e ndalon”- ka shkruar Kreshniku krahas fotos së tyre ku dyshja duen mjaft të lumtur së bashku.

Zbuloi planet për dasëm, i dashuri i Dafina Zeqirit ka dy fjalë

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja tregoi se lidhja ka kaluar në stad tjetër dhe ajo ka vendosur të kurorëzojë dashurinë me martesë me të dashurin e saj, Kreshnikun. Çifti po shijojnë romancën e tyre të dashurisë, ndërsa së shpejti do të kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre. Dyshja janë shumë aktivë në rrjetet sociale, ku ndajnë me ndjekësit foto nga momentet e tyre romantike.

Më të lexuarat