Prapaskena

Pa kategori

Nën hetim nga SPAK për aferën 100 milionë euro, Ilir Beqajt i besohet posti i rëndësishëm

Publikuar: 26/10/2023

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka marrë një post të ri dhe të rëndësishëm, teksa pritet të jetë kryetar i grupit negociator për negociatat me Bashkimin Europian.

Ndonëse nën hetim nga SPAK për aferën miliona euroshe të sterilizimit, Beqaj i cili është aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik he Koordinimit të Ndihmës, do të zëvendësojë në këtë post Romina Kukon.

Qeveria ka bërë disa ndryshime në vendimin për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimit financiar të grupit negociator dhe detyrat e kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mbështetur në ligjin për shërbimin e jashtëm, për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave vendosi që në bazë të vendimit për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme do të zëvendësohet me Ilir Beqaj, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Sakaq edhe Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, negociator përgjegjës për kapitullin për energjinë largohet nga kjo detyrë dhe në vend të tij emërohet Enkelejda Muçaj, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë



Më të lexuarat