Prapaskena

Pa kategori

Einxhel Shkira mërzitet me Dagzin: Po ju them paraprakisht arsyen e ndarjes …

Publikuar: 26/10/2023

Ditën e sotme, moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, ka vendosur që të dalë në një takim romantik me partnerin e saj, Dagz.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga dreka që kanë konsumuar por duket se një gjest i Dagz e ka “mërzitur” Einxhelin, për të cilin është shprehur se mund të jetë arsyeja që ajo mund të ndahet nga Dagz.

“Nëse rastësisht lexoni ndonjë ditë, ndonjë lajm që unë dhe Dagz jemi ndarë, po jua them paraprakisht se kush do të jetë motivi”, thotë Einxhel ndërkohë që filmon partnerin e saj teksa luan lojëra me telefonin e tij, që me shaka ai e cilëson si bixhoz.

“Unë flas për çështje ekzistencialiste ndërsa ky luan me “jackpot”. O shpirt po shko tek ato makineritë, luaj tamam të paktën. Ta di që po më lë për bixhoz se aty nuk fiton asgjë. Bixhozxhi”, thotë më tej Shkira në videon e publikuar në rrjetin social “Instagram”.

Kujtojmë që Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u njohën në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBV” dhe janë prindër të një djali, Trev, i cili ende nuk ka bërë një vjeç.



Më të lexuarat