Prapaskena

Pa kategori

Arrestohet 56-vjeçarja në Tiranë, përvetësoi mijëra euro përmes mashtrimit

Publikuar: 24/10/2023

Një 56-vjeçare është vënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet se ka përvetësuar 8850 euro përmes mashtrimit.

Policia thotë se gruaja i kishte kërkuar paratë në formë ndihme, për të pajisur me pasaporta bullgare fëmijët e një gruaje 50-vjeçare, por mesa duket ka vendosur t’i mbajë paratë për vete.

Njoftimi i Policisë:

Përvetësoi 8850 euro nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 56-vjeçarja.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin ndaluan shtetasen L. Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 8850 euro, me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 50-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Më të lexuarat