Prapaskena

Pa kategori

Plagoset me thikë i mituri në Fier, policia në ndjekje të autorit

Publikuar: 22/10/2023

Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur rreth orës 19 e 30 në Fier dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier ku bluzat e bardha po i japin mjekimin dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që postblloqe janë ngritur në hyrje daljet e qytetit për të bërë të mundur ndalimin e autorit të ngjarjes, i cili mundi të largohet pasi kreu plagosjen me thikë. Ende nuk dihen se cili ka qenë motivi i plagosjes.



Më të lexuarat