Prapaskena

Pa kategori

Floriana Garo i shkruan në bllok, Berisha: Kanë frikur dritat në gjithë Shqipërinë që të mos shohin konferencën time

Publikuar: 21/10/2023

Sali Berisha ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për mediat pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, me urdhër të SPAK, dhe pas vendosjes së masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje ndaj tij” për çështjen e ish-kompleksit Partizani.

Kreu i Rithemelimit, nga selia blu deklaroi se akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij janë të pa baza ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama “për sulme të mirëfillta politike.”

Një moment pikant ishte, kur këshilltarja e tij për mediat, Floriana Garo i afron një bllok ku shkruhej se ishin fikur dritat në disa qytete.

Berisha këtë e lidhi me konferencën e tij, duke thënë se dritat ishin fikur që shqiptarët të mos ndiqnin konferencën e tij.



Më të lexuarat