Prapaskena

Pa kategori

Qesharake / Radoiçiç: Sulmin e organizova unë pa dijeni të Beogradit, për mbrojtjen e popullit serb nga pushtuesit

Publikuar: 29/09/2023

Terroristi serb Milan Radoiçiç ka pranuar se është ai organizatori i sulmit në Banjskë të Kosovës, përmes një letre që ka lexuar avokati i tij.

Duket se Radoiçiç është kujdesur që të mos implikojë zyrtarët e lartë në Beograd, duke thënë se për veprimet e tij ai nuk e ka njoftuar askënd prej strukturave qeveritare serbe apo atyre politike lokale në Veri të Kosovës, dhe as nuk e ka pranuar ndihmën e tyre.

“Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i serbëve, popullit të asaj zone, për t’i rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit, duke mbrojtur njerëzit tanë, që çdo ditë i ekspozohen terrori.

Po i njoftoj të gjithë persekutorët vigjilentë të popullit serb, prej Kurtit e te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka asnjë karakter apo qëllim tjetër, dhe nuk ka të bëjë fare me të kaluarën time”, ka thënë ai.

Në letër, Radoiçiç ka theksuar se vrasja e policit të Kosovës ka qenë “aksidentale”, pas së cilës ka nisur “një përleshje e ashpër nga të dyja palët”.



Më të lexuarat