Prapaskena

Pa kategori

“Shpërthen” Kevin Sorbo: Nuk ka më burra në Hollywood, vishen me funde në tapetin e kuq

Publikuar: 26/09/2023

Ylli i Hollywood Kevin Sorbo deklaron se nuk ka më meshkuj me pamje “burrërore” nëpër filma. Aktori i njohur i cili ka spikatur me rolin e tij të Hercules në serialin televiziv të viteve ’90 “The Legendary Journeys” ka folur përmes një interviste për Fox News sa i takon filmave të fundit amerikanë.

Ai thotë se kudo shikojmë femra të guximshme, të sigurta në vetvete, ndërsa meshkujt janë bërë pasiv. Sipas Sorbo, meshkujt janë kthyer në objekt talljeje.

Sorbo argumenton se ka një tendencë të regjisorëve që femrat të marrin rolet kryesore në çdo projekt kinematografik që po prodhohet dhe tashmë ajo shprehja “meshkujt shpëtojnë botën” është zbehur frikshëm.

65-vjeçari shtoi se dëshiron të shohe pjesëmarrje më të madhe të burrave nëpër filma. Ai thekson se sot çdo deklaratë e këtij lloji keqkuptohet nga shoqëria si maskilizëm, por nuk mund të normalizohen burrat që mbajnë veshur fustane në tapetin e kuq.

“Timothée Chalamet, për shembull, shpesh vesh rroba që gjyshi i tij as i vdekur s’do i vishte. Nuk e di ku po merr këshilla mode Chalamet”, thotë Kevin.

Po pse Sorbo po i mëshon kaq shumë mungesës së prezencës mashkullore në Hollywood? Ai fajëson: alkoolin, drogën, videolojërat, pornografinë dhe argëtimet e tjera. Ai vijon më tej duke thënë se djemtë kanë nevojë për imazhin e heronjve, ashtu siç ka qenë dikur.

Pas botimit të intervistës, shumë e kanë kritikuar Sorbo-n për pikëpamjet e tij, duke theksuar se janë tejet masikiliste pasi ekzistojnë argumentet se në 15 vitet e fundit të gjithë filmat me super heronj kanë si protagonist një mashkull. Ka nga ata që komentojnë se sot burrat inteligjentë, të kujdesshëm e të sjellshëm nuk vlerësohen, madje cilësohen si jo burra./tvklan.al



Më të lexuarat