Prapaskena

Pa kategori

Zjarr i madh në Fier, flakët përhapen në pyllin e Darzezës, digjen pisha dhe shkurre

Publikuar: 23/09/2023

Zjarret të favorizuara nga era dhe errësira e natës, vazhdojnë të shkrumbojnë hapësira të konsiderueshme bimësie në Fier.

Pamjet e mësipërme të siguruara nga Top Channel vijnë nga Kolonja e Fierit. Flakët duket se kanë mbërritur në afërsi të autostradës, duke djegur gjithçka gjejnë para.

Vlen të theksohet se, Bashkitë Fier, Patos dhe Ballsh janë përfshirë nga zjarret përgjatë ditës së sotme, duke shënuar një ndër ditët më të vështira të këtij sezoni për vitin 2023.

Sipas raportimeve nga terreni kanë qenë të paktën 11 vatra aktive, ku më problematikja është ajo e Darëzezës.



Më të lexuarat