Prapaskena

Pa kategori

“Do të bëj vetëgjyqësi”, Jashar Maja i zhgënjyer me vendimin e Prokurorisë: Edhe sot kam probleme nga dhuna e fisit Rraja

Publikuar: 12/09/2023

Një ditë pasi Prokuroria zbuti akuzat për anëtarët e fist Rraja, duke i cilësuar si “Plagosje e lehtë me dashje”, kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja kanë dalë kundër vendimit. Jashar Maja ka deklaruar se është shumë i zhgënjyer nga drejtësia, ndërsa ka paralajmëruar se do të bëjë vetëgjyësi.

Ai ka thënë në një intervistë për “Report TV” se ende sot e kësaj dite ka probleme shëndetësore nga dhuna e ushtruar nga anëtarë të fisit Rraja pas sherrit në muajin gusht.

“Nuk jam marrë në pyetje, nuk e di kush është mjeku ligjor. Nuk më ka pyetur askush pas dhunës, mjeku nuk më ka parë. Akoma dhe sot kam probleme shëndetësore, marr ilaçe. Jam shumë i zhgënjyer nga drejtësia. Dua drejtësi ose do të bëj vetëgjyqësi.”-tha Jashar Maja.

Dy kushëeinjtë Maja ishin ankuar në polici se shpërthimet e fuqishme në guroren e fisit Rraja po u shkatërronin shtëpitë dhe pasi njerëzit e deputetit e kishin marrë vesh, i gjetën Bilbil e Jashar Majën në një lokal në Thumanë dhe i masakruan me shkopa bejsbolli, grushte e shkelma dhe qyta pistoletash.

Ngjarja prodhoi reagime të forta dhe deputeti Rrahman Rraja u detyrua të jepte dorëheqjen, kurse Edi Rama shkarkoi ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

Prokuroria e Tiranës mori në dorë çështjen dhe nisi hetimet dhe tashmë pas dy muajsh, njofton se vepra penale nga “Plagosje e rëndë me dashje” është kategorizuar në “Plagosje të lehtë me dashje”. Sipas argumentit, ky ndryshim është bërë bazuar në ekspertimin mjeko-ligjor.



Më të lexuarat