Jo vetëm hajdut i dënuar disa herë, lëpirës ndaj Bablokut, zhvatës i pronave publike me vendime qeverie, përfitues i fondeve për bujqësinë, sipërfaqeve detare, liqeneve, lejeve dhe licencave, por biznesmeni i peshkut Gjergj Luca përshkruhet edhe si një trafikant i regjur droge me Pëllumb Gjonën, Roland Ziun, Jani Moravën, Artur Gjoinin, Arjan Andonin, Agron Metvelajn etj.
Shoqata Ndërkombëtare e Studimeve Strategjike me qendër në Uashington, në një raport të vitit 2006 për trafikun e drogës nga grupet shqiptare, e konsideron Gjergj Lucën si kokën e disa prej linjave më të fuqishme të trafikut të kokainës me bazë në Shqipëri.
Sipas shoqatës amerikane, Gjergj Luca ka kontrolluar 4 linja të trafikut kombëtar dhe ndërkombëtar të drogës, të aktivizuara që në vitin 1998.
Raporti besohet se bazohet në raportime sekrete të shërbimeve informative.
Sipas raportit, Gjergj Luca dhe Jani Morava kontrollonin linjën e trafikut të drogës Maqedoni-Shqipëri-Greqi, si dhe linjën Tiranë-Korçë-Selanik, përmes një biznesi transporti në Pogradec.
Si bashkëpunëtor i tyre cilësohet Roland Ziu, i cili ka sot një biznes skafesh me ish ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Sokol Topçiun e tenderave korruptivë në shëndetësi.
‘Gjergj Luca është pronar i disa kazinove të mëdha në Tiranë, Shkodër dhe Mal të Zi. Anëtarë të këtij grupi janë Roland Ziu (pronar i “Espanja”), Alfred Ziu dhe Fatos Zjarri transportues’, thuhet në raport.
Sipas raportit, Gjergj Luca kontrollonte edhe dy linja të tjera të trafikut të kokainës me shtetasit Artur Gjini dhe Arjan Andoni. Bëhet fjalë për linjën Mali i Zi-Tiranë-Itali si dhe për linjën Tiranë-Shkodër. Në raportet përmendet emri i Pëllumb Gjokës si bashkëpunëtor i Gjergj Lucës në trafikun e drogës me Malin e Zi.
‘Andoni u arrestua në vitin 2005 në një përpjekje të qartë të Fatos Nanos për të vendosur Gjergj Lucën nën kontrollin e tij të plotë. Pasi u arrit gjithçka, po rregullohej liria e tij. Bashkëpunëtor i ngushtë i këtij grupi është Pëllumb Gjoka, në Shkodër; Gjoka është ndërmjetës me malazezët bashkë me Besim Tulina e Adem Ahmeti’, thuhet në raport.
Prapaskena mëson se oligarku i peshkut Gjergj Luca mund të arrestohet për implikim në një ngjarje kriminale, e cila nuk ka lidhje me trafiqet.
Qëndrimi i Gjergj Lucës
Biznesmeni Gjergj Luca, i cili ka marrë prona dhe reparte ushtarake me vendime qeverie, duke ngritur mbi to bizneset e tij me para të dyshimta, ka mohuar që të ketë lidhje me trafikun e drogës. Luca ka pranuar biznesin e tij në fushën e bixhozit si dhe të paktën 3 dënime për vjedhje. (Me dënimet për vjedhje mburret).
Madje Luca ka nisur edhe një betejë ligjore me mediat që kanë pasqyruar me herët konstatime të raportit dhe raportime për rolin e tij në kartelin shqiptar të trafikut të kokainës.
(Ai mendon se disa media i kanë rënë në qafë dhe kanë shpifur ndaj tij si një njeri që frymëzon me punën e tij, një njeri i punës së ndershme dhe djersës së ballit. Luca ka ndërmarrë edhe një nismë për reformimin e medias, duke marrë si shembull mediat që ai i paguan deri në 5 mijë euro në muaj, që t’i bëjnë temena dhe të mos shkruajnë kur Babloku mbledh qeverinë për t’i dhënë pronën e radhës publike).
Biznesmeni Gjergj Luca as nuk ka mohuar dhe as nuk ka pohuar njohjen me emrat e lakuar në raportin e Shoqata Ndërkombëtare e Studimeve Strategjike me qendër në Uashington.
Disa prej emrave që referohen në raport janë të njohur dhe të dënuar si trafikantë droge, ndërsa Pëllumb Gjoka është arrestuar disa ditë më parë si pjesë e grupit të Bajrave, grup i cili kryente vrasje me pagesë, korruptonte drejtues policie, prokurorë dhe gjyqtarë, pastronte para, grabiste prona publike dhe private etj.
Lidhja me trafikantin Agron Metvelaj
Në 5 dhjetor 2016, serbo-malazezi Valdan Bojiç me banim në Kroaci, përmes shtetasit Agron Metvelaj nga Lezha, themelon kompaninë ‘DANDO FISH SHENGJINI’, me nipt L68616501I, me objekt në fushën e zënies, ruajtjes, konservimit dhe tregtimit të peshkut.
Adresa e kompanisë rezulton përballë hyrjes së Portit Detar të Shëngjinit.
Tre javë më vonë, në 31 dhjetor 2016, Gjergj Luca, përmes kompanisë Rozafa, blen 51 % të aksioneve të kompanisë ‘DANDO FISH SHENGJINI’, për 19 milionë lekë të vjetra.
Në gusht 2017, Luca blen 100 % aksionet e ‘DANDO FISH SHENGJINI’, për rreth 39 milionë lekë të vjetra në total. Një muaj më vonë kompania ‘DANDO FISH SHENGJINI’, me pronar Gjergj Lucën dhe administrator Agron Metvelaj, pezullohet.
Agron Metvelaj është arrestuar në maj të vitit 2012, me qëllim ekstradimi në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar ardhur nga Interpol Roma “për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik të lëndëve narkotike”.
Agron Metvelaj akuzohej edhe për pastrimin e parave të drogës në pasuri të paluajtshme.
Çfarë e lidh Gjergj Lucën me Agron Metvelajn dhe serbo-malazezin Vladan Bojiç?
Për çfarë është përdorur kompania ‘DANDO FISH SHENGJINI’?
Këtyre pyetjeve mund t’u përgjigjet vetëm SPAK-u.
Ndërkaq, në vitet 2015-2016, Gjergj Luca ka hapur edhe dy kompani të tjera, gjithnjë për zënie peshku, me shtetas të huaj, duke i pezulluar disa muaj më pas.
Ngrihen dyshime të forta se pse Gjergj Luca, duke u kamufluar gjithnjë nga njerëzit e afërt, ka hapur dhe blerë kompani, ka hedhur para dhe i ka mbyllur disa muaj më pas.
Lidhja me Pëllumb Gjokën dhe Nikulajn
Gjergj Luca ka qenë ortak me Pëllumb Gjokën në biznesin e kazinove.
Miku i Pëllumb Gjokës, Ardian Nikulaj, i vrarë në prill të këtij viti në biznesin e tij, ka qenë truproja i Gjergj Lucës.
Në vijim, kur Luca dhe Pëllumb Gjoka kishin mosmarrëveshje, Nikulaj u pozicionua në krah të Pëllumb Gjokës, sot në burg si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Restorant Rozafa i Gjergj Lucës tek 9-katëshet mbi Ushtarin e Panjur kaloi në pronësi të Pëllumb Gjokës, i cili e ka kthyer në hotel me emerin ‘Loti’.
Nuk dihet se në çfarë forme Pëllumb Gjoka ia ka marrë biznesin Gjergj Lucës, nëse Gjoka e ka kërcënuar Lucën, çfarë i detyrohej Luca dhe pse u prishën në pazare.
Ndërkaq, nëse i referohemi raportit të Shoqatës Ndërkombëtare e Studimeve Strategjike me qendër në Uashington, Gjergj Luca dhe Pëllumb Gjoka kanë kontrolluar linjën e trafikut të kokainës me Malin e Zi, ndërsa boxhozin e kanë përdorur si kamuflim.
Kush është Roland Ziu?
Në tetor të vitit 2019, Pattia Demokratike akuzoi publikisht Roland Ziun se ishte një trafikant ndërkombëtar droge, cili përmes një kompanie kishte fituar pa garë tenderin për portin tursistik të jahteve pranë Kepit të Rodonit.
“Kepin e Rodonit ia ka dhënë për 35 vjet Roland Ziut, i njohur nga mediat si trafikant ndërkombëtar droge. Prej vitesh ky trafikant është lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës”, deklaroi PD-ja.
Nuk dihet se ku e bazonte PD-ja akuzën e saj, por Roland Ziu konsiderohet në raportin e shoqatës amerikane si pjesë e linjave të kokainës së Gjergj Lucës.
Jo vetëm kaq. Por, në vitin 2020, Ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga Bledi Çuçi, shpalli në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, fitues të një tenderi në dukje fiktiv, me vlerë rreth 2.5 milionë euro, dy kompani, njëra prej të cilave ishte Praslin Investment.
Pronari i Praslin Investment është pikërisht Roland Ziu, i akuzuar nga Partia Demokratik si trafikant droge.
Në total, Ziu ka marrë rreth 5 milionë euro tendera nga Çuçi si dhe dhjetëra hektarë toka bujqësore falas.
Ish ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është anëtar bordi i një shoqate “Albanian Sailing Club”, që merret me sportet ujore me skafe, ku anëtarë janë pikërisht
Shoqata është krijuar pikërisht nga Roland Ziu, ndërsa anëtar është edhe Sokol Topçiu, i fundit i arrestuar për kontrabandë ilaçesh dhe i lakuar për tendera korruptivë.
Në vitin 2007, Roland Ziu është vënë nën hetim nga Prokuroria e Kavajës, pasi është bllokuar një makinë, që pas kontrolleve rezultoi se ishte e vjedhur. Ziu e mbylli me lehtësi këtë dosje për trafikim të mjeteve motorike.
Treshja Luca-Gjoka-Ziu investuan paratë në biznese
Krerët e grupit të linjave të kokakinës sioas shoqatët amerikane, Gjergj Luca, Pëllumb Gjoka e Roland Ziu, me të ardhurat nga veprimtaria e dyshuar kriminale, kanë krijuar biznese peshkimi, kazino, restorante, shitje-makinash, aktivitete ndërtimi pallatesh e hoteleri në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Shkodër.
Madje, Pëllumb Gjoka ishte shpallur nga qeveria investitor strategjik, edhe pse me ngarkesa të shumta kriminale dhe me dosje grabitje pronash në Velipojë.
(Me Vendim nr. 19/6, datë 15.7.2021 të firmosur nga kryeministri Edi Rama, trafikantit Pëllumb Gjoka, nëpërmjet kompanisë së tij të bixhozit “Imperial Group” në ortakëri me Gjergj Lucën, iu dha statusi investitor strategjik për resortin “Silver Sand” me sipërfaqe 13 hektarë pyll tokë shteti në Velipojë, por iu dha dhe leja për kazino në një nga bodrumet e restorant “Rozafa”).
Pra, që të tre kanë përfituar koncensione, prona dhe para publike.
Që të tre, përmes fuqisë së parave krijuan lidhje me qarqe politike dhe sidomos të pushtetit të Edi Ramës, ndërsa i kanë shpëtuar deri më sot zbatimit të ligjit anti-mafia.
Luca subjekt i ligjit anti-mafia
Ortakëria me disa trafikantë ndërkombëtarë droge, vrasës dhe porositës vrasjesh, e bën Gjergj Lucën dhe kartelin e kompanive të tij të dyshimta automatikisht subjet të veprimit të ligjit anti-mafia, për kalimin në sitë të pasurisë, parave që kanë hyrë dhe dalë nga kompanitë, bilancet, burimin e patave nëse vijnë nga biznes i ligjshëm apo trafiku i drogës.
Ortakëria e Gjergj Lucës me trafikantë dhe anëtarë të grupeve kriminale është e faktuar.
Raporti i Shoqatës Ndërkombëtare e Studimeve Strategjike shkon më tej, duke e akuzuar Lucën si drejtues i të paktën 4 linjave të trafikut të kokainës.
Disa përfitime të Gjergj Lucës, prona dhe para publike
-52 mijë m2 prona dhe objekte në Labinot të Elbasanit me VKM Nr. 873, datë 30.10.2015.
-52 mijë m2 prona dhe objekte të tjera në Labinot të Elbasanit me VKM nr. 266, datë 29.03.2017.
-Ish repartin ushtarak në Çekrez të Gramshit dhe 28 mijë m2 prona të ushtrisë me vkm nr. 526, datë 25.07.2019.
-Ish-Parkun e Minierës së Hekur-Nikelit në Përrenjas me sipërfaqe 10 mijë m2, me vkm 701, datë 30.10.2019.
-Kombinatin e Sheqerit në Maliq, me VKM nr.394, datë 09.06.2022.
-Ish repartin tjetër ushtarak të Gramshit me VKM Nr. 376, datë 21.06.2023″.
-Ka përfituar para publike nga AZHBR-ja, jo më shumë se 130 milionë lekë për të blerë një motorr, për anije peshkimi.
-Ka marrë 300 mijë euro nga AZHBR-ja për gjurmim peshku në shi.
-Ka marrë 200 milionë lekë nga AZHBR-ja për mencën e peshkut në Elbasan.
-Ka marrë liqenin e “Xarrë-Bufi” në Butrint nga ish ministri Blendi Çuçi, me firmën fantazmë “Kleris B shpk”.
-Ka marrë sipërfaqe detare 5 milje gjatësi e 5 milje gjerësi, njohur si Kepi i Qefalit në Sarandë.
-Gjergj Luca ka marrë 3000 m2 truall në Shëngjin.
-Merr nga 21 mijë euro nga Ministria e Financave për një kontratë qiraje.
-Dogana e Lezhës i jep 2.5 milionë lekë në muaj për qira zyrash etj.