Prapaskena

Pa kategori

Beleri në burg, reagon MEPJ greke: Shqipëria po shkel ligjet e së drejtës evropiane

Publikuar: 21/08/2023

GJKKO refuzoi këtë të hënë kërkesën e avokatit të Fredi Belerit, duke lënë të pandryshuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

Gjykata hodhi poshtë pretendimet e avokatit mbrojtës Edmond Demo se mbajtja e klientit të tij në burgu ka parpavijë politikë. Ndërkohë, nuk ka vonuar as reagimi i ministrisë së Punëve të Jashtme greke, ku ka shprehur pakënaqësitë ndaj drejtësisë shqiptare.

Në njoftimin zyrtar theksohet fakti se qëndrimi në burg e pengon Belerin të betohet në përputhje me parimet e shtetit ligjor.

“Vendimi i sotëm i gjykatës shqiptare, e cila tre muaj pas arrestimit dhe burgosjes së tij, rrëzon kërkesën për lirimin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe pengon betimin e tij në përputhje me parimet e shtetit ligjor, prezumimin e pafajësisë dhe respektimin e të drejtave civile të të gjithë qytetarëve është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet e së drejtës evropiane, të cilat autoritetet shqiptare duhet t’i respektojnë rreptësisht”.



Më të lexuarat