Dosja e SPAK-ut, me një hetim të thelluar deri në ekstrem, me dokumente, transaksione, dëshmi, rikuperim bisedash, ballafaqime, ç’kodime, të dhëna të shumta sekrete etj., ka nxjerrë lakuriq Arben Ahmetajn, ashtu siç edhe përfytyrohej dhe perceptohej nga publiku, një hajdut profesionist, me veprimtari korruptive 20-vjeçare, një specialist i sofistikuar vjedhje dhe pastrimi parash, që përdori në ekstrem pushtetin për t’u pasuruar, arrogant, i përpikët në pazare dhe i pangopur.
Sali Berisha, ç’është e vërteta, e ka akuzuar në vijimësi Arben Ahmetajn si një specialist korrupsioni dhe hajdut i frikshëm, edhe pse e ka marrë në mbrojtje bashkë me Ilir Metën.
Në shkurt të vitit 2016, Sali Berisha akuzonte Arben Ahmetaj si arkitektin e aferave financiare më të mëdha në vend.
“Qesh ti, qesh. Tërhiqu sa më parë nga ajo aferë (skema TVSH) se po cenon stabilitetin e vendit. Tërhiqu nga kjo aventurë dhe mos u bëj simboli më i urryer në historinë e pluralizmit. Në mandatin e parë si zv ministër vodhe 18 milionë impulse me një vlerë prej 15 milionë euro. Mos u bëj mashë e këtij tjetrit për vjedhje. Si u largove në 2005 nga Shqipëria? Kuvendi të ngrejë një komision hetimor parlamentar për gjithccka është shkruar për Ahmetajn“, shprehej Berisha.
Në përgjigjen e tij, Ahmetaj betohej se nuk kishte vjedhur. Ahmetaj i konsideronte akuzat e Berishës si të bazuar në pallavra gazetash.
“Të sfidoj, sepse s’ke moshën time dhe as detyrën time, për çdo gjë, nëse kam hedhur një firmë në kundërshtim të hapur me ligjin ccoje në prokurori dhe për kokë të dy gocave jap dorëheqjen në sekondë. Këtu do jesh Sali Berisha se çfarë do të ndodhë me të gjitha supozimet që thua. Je burrë i moshuar, mos u merr me pallavrat e gazetave“, shprehej Ahmetaj