Prapaskena

Pa kategori

Bien akuzat e SPAK, ish-kryebashkiaku Eduart Kapri shpallet i pafajshëm

Publikuar: 04/07/2023

Eduart Kapri, ish-kryetar i Bashkisë së Pogradecit, është shpallur i pafajshëm pas akuzave të Prokurorisë së Posaçme dy vite më parë. Akuzat ndaj tij lidheshin me shpërdorimin e detyrës dhe shkeljen e barazisë në tendera.

Fakti i parë penal, lidhet me procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”.

Nga hetimi, rezultoi e provuar se titullari i Autoritetit Kontraktor, Eduart Kapri në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano, kanë kryer veprime që kualifikohen në veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Fakti i dytë penal ka lidhje me ngjarjen e datës 28.06.2019 (dy ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit 2019), ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gurali dhe Safet Blaceri, duke vënë dryna me çelës në rrethin e jashtëm në tre shkolla dhe një kopsht, institucione këto që ndodhen ne lagjet nr.2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat ishin miratuar si qendra votimi nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019.

Nga hetimi ka rezultuar e provuar se nga ana e shtetasit Eduart Kapri, me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Safet Blaceri dhe Gurali Blaceri, me detyrë mirëmbajtës në Qendrën Arsimore, Pogradec, janë bërë tentativa për të penguar procesin zgjedhor që do të zhvillohej në datë 30.6.2019. Në kushtet kur nuk ka patur asnjë kërkesë për sigurinë tyre, janë kryer veprime konkrete për mbylljen e këtyre institucioneve.

Mirëpo, pavarësisht këtyre akuzave nga SPAK, ish-kryebashkiaku Eduart Kapri mësohet se ka arritur t’i kundërshtojë ato me prova duke fituar pafajësinë.



Më të lexuarat