Prapaskena

Kryesore

Luan Përzhita e ktheu ASA-në në qoshe familjare. Çfarë e ka Fjoralba Përzhitën që e emëroi te Studimet Albanologjike?

Publikuar: 01/07/2023

Një vendim i qeverisë për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike ka krijuar polemika.

Rreth 100 profesorë universiteti, intelektualë, shkrimtarë, studentë, aktivistë, oraganizata jo qeveritare, etj., brenda dhe jashtë Shqipërisë, nëpërmjet një letre të hapur, shprehë shqetësim pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Por, ASA ishte kthyer në një kënetë nepotizmi dhe parazitësh, që vegjetonin nën emerin e madh të ASA.

Po sjellim vetëm një fakt. Një muaj pasi pasi u dekretuar në detyrën e lartë të Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike (shtator 2021), Luan Përzhita merr një vendim, duke emëruar Fjoralba Përzhitën në institucionin që drejtonte (tetor 2021).

Fjoralba Përzhita është nusja e djalit të Luan Përzhitës.

Nuk kemi të bëjmë thjeshtë me konflikt interesi, por me shpërdorim detyre dhe vjedhje të fondeve publike duke shpërdoruar detyrën.

Vendimi skandaloz dhe që përdhoste ASA-në dhe imazhin e Akademisë, kaloi pa ndonjë reagim nga institucionet ligjzbatuese.

Teksa institucioni do të kalojë në varësi të Skënder Gjinushit, Luan Përzhita dha dorëheqjen disa ditë më parë si rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Më të lexuarat