Zakonisht mendohet se ndërsa plakemi seksi zbehet nga viti në vit derisa të zhduket plotësisht, veçanërisht për gratë. Por dy studime të reja sugjerojnë se vajzat i kanë mësuar sekretet e suksesit në dhomën e gjumit. Ndërsa frekuenca zakonisht bie ndërsa plakemi, hulumtimi i ri sugjeron se cilësia mund të kompensojë më shumë mungesën e sasisë. “Ne u befasuam kur gjetëm një grup grash që thanë se seksi në të vërtetë u bë më i mirë për to ndërsa rriteshin,” tha autorja kryesore e një studimi të vogël, Dr., Holly N. Thomas një asistente profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Pitsburgu.
“Si mjekë ne po supozonim se seksi përkeqësohet për gratë.
Për të kuptuar më mirë ndikimin e moshës në seks, Thomas dhe kolegët e saj folën me 39 gra moshat e të cilave varionin nga 46 në 59, qoftë në intervista një për një ose në fokus grupe. Gratë theksuan disa faktorë që çojnë në seks më të mirë:
Rritja e të kuptuarit se si funksionojnë trupat e tyre kur bëhet fjalë për seksin: “Ato ndiheshin më rehat në lëkurën e tyre. Ato ishin më rehat me trupin e tyre. Ato ndiheshin sikur e njihnin veten më mirë, çfarë funksiononte për to,” tha Thomas.
Rritja e vetëbesimit: “Ato kishin më shumë vetëbesim sesa kur ishin më të reja dhe kjo i lejoi ato të ishin më të lira në aspektin e shprehjes seksuale,” shpjegoi Thomas.
Aftësitë e përmirësuara të komunikimit: “Ato kishin më shumë besim në komunikimin me partnerët e tyre”, tha Thomas. “Kur ato ishin më të reja, ato nuk u ndien të fuqizuara për të thënë se kjo nuk funksionon për mua.”/