Janë identifikuar viktimat e aksidentit të mëngjesit të sotëm në aksin Librazhd-Prrenjas.
Mësohet se ka humbur jetën shtetasi Arjan Yze, 55-vjeç nga Devolli dhe bashkëshortja e tij, shtetasja Majlinda Yze, 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet.
Automjeti tip “Volswagen” me të cilin ata po udhëtonin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin “Pishkash”. Makina është parë mëngjesin e sotëm nga drejtues të mjeteve në këtë rrugë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e trupave nga makina.
“Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës. Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet. Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.” – njofton policia.