Show Biz

Keisi i dha fund lidhjes me Kristin, Lorenci fillon të ngacmojë Jorin: E vetmja drogë që do konsumoja je ti

Lart e poshtë po flitet se banori më i ri i shtëpisë, Lorenc Hasrama ka qenë në një lidhje dashurie me banoren tjetër të shtëpisë, Keisi. Gjithashtu po thuhet se arsyeja se pse Keisi u distancua nga Kristi me të cilin po krijonte një lidhje, ka qenë pikrisht hyrja e ish të dashurit të saj, Lorencit.

Por, si duket prania e Keisit në shtëpi nuk e pengon këngëtarin që të krijojë afrimitet me një tjetër vajzë rë shtëpisë, Jorin.

Ditën e sotme, teksa ishin duke biseduar për drogërat të cilat përdoren në ambientet e natës, Jori u shpreh totalisht kundër, ndërsa Lorenci iu drejtua duke i thënë se ajo nuk ka nevojë për drogë pasi është vetë e tillë.

Gjithashtu ai shtoi se e vetmaj drogë që ai mund të përdorte do të ishte modelja. Tani a ka qenë në kuadër të shakasë kjo deklaratë e Lorencit apo vërtet mes tyre ka një pëlqim mbetet për t’u parë.

Jori: Unë jam kundër çdo lloj droge, edhe ato që pëlqehen shumë në ambientin e natës

Lorenci: Prandaj dua të të marr për nuse unë ty. S’ka nevojë për drogë kjo shiko si është energjike vetë. E vetmja drogë që unë mund të konsumoja do ishte Jori

Postet e fundit

Ja sa kushtoi unaza me diamante që Luizi ja dhuroj Kiares, hyri borxh për të

users2023 users2023

“Ta hënksha zemrën!” Nga shtëpia Luizi ka një kërkesë për Noizyn

“Noizy nuk më ka kthyer lekët, s’ma ka ditur”, reperi i njohur: Mund të isha bërë bos me pallatet e mia

prapaskena