Aktualitet

U kishte zënë rrugën, dy të rinj rrahin infermierin në Berat (EMRAT)

Policia e Beratit ka shpallur në kërkim dy të rinj, pasi kanë dhunuar fizikisht mbrëmjen e djeshme një infermier në urgjencën shëndetësore të spitalit të Beratit.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasit Klajdi Sharavolli, 22 vjeç dhe Enson Ndile, 20 vjeç, të cilët kanë dhunuar infermierin Ernito Shehu, i cili ka qenë në orarin e tij të shërbimit.

Mësohet se dy të rinjtë, pasi kanë debatuar me mjekët dhe infermierët më pas janë konfliktuar me infermierin Shehu duke e goditur me shuplakë, me pretendimin se ky i fundit u kishte zënë rrugën.

Sipas burimeve Klajdi Sharavolli dhe Enson Ndile kanë qenë në gjendje të dehur. Policia po punon për kapjen e tyre

Postet e fundit

Altin Drimadha shpëtoi sërish, por USB-ja zbuloi gjithçka, Hoxha: Si u nis jahti me kokainë nga Brazili bashkë me studentë

prapaskena

Nga 1 prilli, viza amerikane turistike apo biznesi do të jetë e vlefshme për 10 vite! Kim: Lajm i mirë në 100 vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri

prapaskena

6 veta për 1 vrasje: Policia zbardh gjithë grupin që i mori jetën Erjon Xhenjos

prapaskena