Prapaskena

Rajon

Rreth 10 orë negociata/ Përfundon pjesa e dytë e takimit Kurti-Vuçiç, Asociacioni mban “peng” marrëveshjen

Publikuar: 18/03/2023

Është ndërprerë sërish takimi në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, ku në kuadër të dialogut mes dy vendeve.

Kjo është pauza e dytë takimin trepalësh, ku pjesë e tryezës janë edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe emisari për dialogun Miroslav Lajçak.

Negociatat kanë nisur që në orën 10:30, ku fillimisht, Kurti dhe Vuçiç, zhvilluan takime veç e veç me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku palët diskutuan për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Mësohet se debati është përqëndruar te Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Vuçiç kërkon formimin e Asociacionit në bazë të marrëveshjes së viti 2013, ndërsa Kurti e ka kundërshtuar diçka të tillë.Tek kjo pikë kanë nisur negociatat.

 

Më të lexuarat